Shqipërinë e Madhe e bën Kombëtarja e futbollit. Harta që “çmendi” serbët në ndeshjen e 14 tetorit në Beograd dhe që bën xhelozë fqinjët e Shqipërisë, duket se po përfaqësohet më së miri aktualisht në përfaqësuesen kuqezi, transmeton Panorama.
Lojtarë nga të gjitha trojet duke filluar nga kryeqytetet: Tirana e Prishtina e duke vazhduar me Preshevën që së fundmi u përfaqësua nga mbrojtësi i Partizanit, Arbnor Fejzullahu.
Harta kuqezi e Shqipërisë së madhe u zgjerua edhe me lojtarin shqiptar nga Kumanova, Naser Aliji.