LajmeMagazina

Iniciativë për regjistrimin e shqiptarëve në Luginë

Përfaqësues të OSBE-së në Serbi, bashkë me përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve dhe asaj britanike në Beograd, kanë marrë një iniciativë për regjistrimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Sipas tyre, kjo është domosdoshmëri për shkak të bojkotit që shqiptarët i bënë regjistrimit të popullsisë në vitin 2011.
Deputetët shqiptarë në Parlamentin e Serbisë thonë se kjo ka të bëjë me integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
Sidoqoftë, aktualisht procesi është në hartimin e kritereve për këtë regjistrim, transmeton RTK.
Në regjistrimin e popullatës në vitin 2011, shqiptarët në Serbi, me një vendim unanim e patën bojkotuar procesin, duke u bazuar në mosgatishmërinë e Serbisë për përmbushjen e kushteve të regjistrimit, pasi regjistrimi përjashtonte të shpërngulurit dhe ata që përkohësisht jetojnë jashtë vendlindjes.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button