LajmeMagazina

Ja si ndodhi vrasja e djaloshit 26 vjeçar nga Rahovica

Shenur Etemi 26 vjeçar nga fshati Rahovicë e Preshevës është shqiptari i cili ka mbetur i vrarë pas një zënke në një diskotekë në qytetin Linz të Austrisë.
Dëshmitarë okularë thonë për “lajmpress.com” se ai ka marrë goditje vdekjeprurëse me thikë, deri sa ka tentuar të ndajë dy grupe që janë rrahur mes vete – njëri nga Shqipëria, kurse tjetri nga fshati Hotël i Kumanovës. 
Sherri mes tyre ka filluar për shkaqe banale, kurse në momentin kur është nxehur atmosfera, Shenuri tashmë i ndjerë bashkë me Arjan Beqirin nga Kumanova, kanë ndërhy për të ndarë dy grupet e armiqësuara.
Në tollovinë e krijuar, Shenuri ka marrë plagë vdekjeprurëse, kurse Arjani i punësuar si sigurim në diskotekën ku ka ndodhur zënka, ka marrë lëndime më të lehta. Marrim vesh se Shenuri i ndjerë ka qenë djali i vetëm në familjen e tij dhe ka qenë i njohur si një i ri shembullor. 
Për këtë incident kanë raportuar edhe gazetat austriake. Sipas “Kronen Zeitung”, krimi ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit ndërsa viktima është vrarë nga goditjet me thikë. Në këtë mbrëmje kanë qenë të pranishëm disa qindra persona. Viktima thuhet se është një person 26-vjeçar, i cili nuk i ka mbijetuar plagëve të marra në bark.
Një moshatar tjetër i tij për momentin nuk është në gjendje të flasë, ndërsa në pyetje është marrë vetëm 33-vjeçari i cili ka kaluar me plagë më të lehta.
Motivi i zënkës mbetet ende i paqartë. Ende nuk është e qartë nëse në konfliktin me thika kishte edhe pjesëmarrës tjerë përveç sulmuesit dhe viktimave. Vazhdon të mbetet i panjohur si autori ashtu dhe motivi i vrasjes. Policia nuk përjashton mundësinë që njëri nga të plagosurit të jetë vrasësi.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button