Historiani i njohur, Jahja Drançolli, në emisionin “Komiteti” – prodhim i Gazetës Express për RTK’në, ka thënë se ka shumë mjegull rreth Betejës së Kosovës.
Sipas tij, gjasat janë se ajo s’ka ekzistuar fare. Ai ka deklaruar se në bazë të regjistrave turk, në vitin 1430 nuk kishte asnjë mysliman shqiptar në Kosovë, ndërsa në regjistrin tjetër atë të vitit 1455 ishte vetëm një banor i Kosovës mysliman.
Pretendimet tjera, sipas tij, janë të paqëndrueshme.