LajmeMagazina

Kamberi: S’do të ketë ndryshime të Kushtetutës së Serbisë

Deputetët shqiptarë nga Lugina të përfaqësuar në Kuvendin e Serbisë do të insistojnë që të përfshihen ligjet që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve.
Në prag të përfundimit të sesionit të rregullt pranveror, u vlerësua se nuk do të ketë ndryshime kualitative të Kushtetutës së Serbisë përderisa nga preambula e saj nuk do të hiqet Kosova.
Deputeti popullor, Shaip Kamberi, në cilësinë e anëtarit të grupit aksional për ndryshimin e sistemit politik të Serbisë, ka thënë se nuk do të ketë ndryshime kualitative të Kushtetutës së Serbisë përderisa nga preambula e saj nuk do të hiqet Kosova si pjesë e Serbisë.
Në prag të përfundimit të sesionit të rregullt pranveror, dy deputetë shqiptarë të Partisë për Veprim Demokratik janë zotuar se në ndryshimet e paralajmëruara ligjore të Serbisë, do të insistojnë që të përfshihen ligjet që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, shqiptarët në Serbi kanë arritur të sigurojnë vetëm dy deputetë në Parlamentin republikan, për shkak të bojkotit të këtyre zgjedhjeve nga një pjesë e spektrit politik shqiptar.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button