Pas kërkesave të shumta të shqiptarëve të Medvegjës që të kenë edhe një vendkalim kufitarë që lidh këtë komunë me komunën e Kamenicës, i cili do ta shkurtonte rrugëtimin që lidh me Kosovën, pala kosovare kerkesat e shqiptarëve të medvegjës sot ka filluar ti bëjë realitet.
Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani sot vizitoi punimet në projektin e asfaltimit të rrugës Hogosht-Lisockë-Kapi në vlerë prej 1.2 milion euro, ai theksoi se “Po krijojmë kushte dhe infrastrukturë për mundësinë e zhvillimit të blegtorisë, bujqësisë dhe turizmit rural në këtë pjesë të komunës sonë’. Kapia është vendkalimi i dytë kufitarë që lidh komunën e Kamenicës me Medvegjën, përveq atij në Mutivodë.