LajmeMagazina

Karolina kërkon dënim me vdekje për autorin e të shtënave në kishë

Guvernatori i Karolinës Jugore Nikki Haley ka kërkuar dënim me vdekje për autorin e masakrës në një kishë në Charleston.
Në një intervistë për NBC, Haley tha, “Ky  vend është tejet i lënduar nga fakti se nëntë njerëz u vranë pa faj. Ne absolutisht duam që ai të marrë dënimin me vdekje.”
Sipas burimeve nga mediat amerikane, autori i masakës Dylann Roof ka pranuar se ka vrarë nëntë persona në një kishë që frekuentohej nga afro-amerikanët.
Një nga zyrtarët tha se Roof, i cili është i bardhë, u tha hetuesve se ai donte të nxiste “një luftë mes racave”. I dyshuari kishte blerë një pistoletë të kalibrit 0,45 prillin e kaluar.
Vrasjet e fundit kanë nxitur sërish debatin mbi lirinë e blerjes së armëve në SHBA. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button