MagazinaShëndetësi

Këshilla për ngërçet

Ngërçi vjen pikërisht atëherë kur s’e pret. Ndërsa je duke fjetur, duke bërë dashuri, po duke bërë sport, të kap një dhembje therëse.
Çfarë ndodh? Në muskul mbërrin pak oksigjen dhe grumbullohet acidi laktik, substancë e prodhuar nga një punë ku vihen në përdorim muskujt, që jep mpirje: muskuli forcohet dhe nëse përpiqesh ta lëvizësh, ai mpihet edhe më shumë.
Ç’duhet të bëjmë, atëherë?
• Nëse ngërçi të zë në kohën që po merresh me sport, përpara se të fillosh, pi një gjysmë gote me lëng frutash dhe gjysmë gote ujë: do të pengojë humbjet e kripërave minerale që i shkaktojnë ato.
• Mos bëj gjimnastikë direkt pas ngrënies, sepse gjatë tretjes, stomaku u “vjedh” gjak muskujve.
• Për zemër ha kajsi të thata dhe kos pa yndyra, i cili është i pasur me kalcium dhe magnez (janë minerale të rëndësishme për tkurrjen e muskujve).
• Kur të kap, dhembjen mund ta lehtësosh duke shpirë me ngadalë muskulin e mpirë.
• Nëse ngërçi të zë në dorë: bashkoji duart dhe me dorën që s’të dhemb shtyj me ngadalë prapa, drejt pulsit, gishtat e dorës tjetër.
• Nëse ngërçi të zë në këmbë: ulu, kape me duar, kap gishtat, tërhiqi drejt vetes dhe shtyj përpara thembrën.
• Nëse ngërçi të zë në pulpë: ulu në tokë, duke mbajtur këmbën që të dhemb të shtrirë dhe tjetrën të përkulur. Përpiqu të kapësh gishtat e këmbës së mpirë dhe tërhiqi me ngadalë, por pa i lëvizur. Vazhdo derisa mpirja muskulore të pakësohet.
• Nëse ngërçi të zë në kofshë: ke nevojë për ndihmën e dikujt. Ulu në tokë dhe kërkoji ndihmësit tënd që me njërën dorën të të ngrejë thembrën dhe me tjetrën të të shtypë gjurin duke ta ulur poshtë. Ti ndërkohë masazho me ngadalë muskujt e kofshës. Brenda pak çasteve, spazma muskulore pakësohet aq shumë derisa zhduket.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button