Është arritur marrëveshja për t’i dhënë fund krizës politike në Maqedoni.
Kjo eshte Presheva Jone! sjell draftin e ujdisë ndërmjet Kryeministrit Nikola Gruevski, kryeopozitarit Zoran Zaev, kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit, dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçit, në dorëzani të Komisionerit për Zgjerim në KE, Johannes Hahn. Në këtë marrëveshje, mbetet ende e paqartë se kush do të jetë kryeministër deri në zgjedhjet e parakohshme.
Në llogarinë e tij në Facebook, Artan Grubi, këshilltar i Ali Ahmetit, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet liderëve, por nuk ka dhënë detaje specifike.
Drafti i marrëveshjes politike mes katër liderëve politikë në Maqedoni, të cilin e posedon Klan Kosova, është kjo:
– LSDM kthehet në Parlament,
– LSDM do ta udhëheq komisionin parlamentar anketues për përgjimet,
– Ndërpritet publikimi i “bombave” deri më 10 qershor 2015,
– Definohet formati i Qeverisë së Gjerë,
– Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do ketë më shumë kompetenca,
– Zgjedhjet e parakohshme deri në fund të prillit 2016,
– Integrimi euro-atlantik – prioritet,
– Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit,
– Raporte të mira ndërfqinjesore.
Nëse kjo marrëveshje implementohet, në nëntor hapen negociatat me BE-në.