LajmeMagazina

Kryetari Dr.Nagip Arifi pjesëmarrës në ceremonin e rivarrimit të Isa Boletinit në Boletin

Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës sot është bërë rivarrimi heroit kombëtarë Isa Boletini, në fshatin e tij të lindjes, në Boletin. Eshtrat e heroit kombëtar, Isa Boletinit, dje kanë qëndruar në Prizren dhe në Deçan, ndërsa sot në Prekaz dhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku të zgjedhurit e popullit kanë bërë nderimet e tyre.
Nga stadiumi i qytetit në Mitrovicë e deri te banesa e tij fundit në Boletin, arkivoli i Isa Boletinit është përcjellur me shtrat topi. Në këtë ceremoni varrimi me ftesë nga vet kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafa në këtë ceremoninë rivarrimi sot ka qëndruar në Kosovë edhe kryetari komunës së Bujanocit Nagip Arifi. N Arifi BoletinMadhështin e kësaj ceremonie e bënë edhe prezenca nga presidenti i Shqiprisë Bujar Nishani, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Vezeli, kryetari i Tiranës Lulzim Basha, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri si dhe deput e ministra.Isa Boletini ishte atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhëheqës i lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar ku bashkë me Idriz Seferin përbënin një kombinim që u shndërrua në mit ndër bjeshkët e Kosovës. Isa Boletini lindi në fshatin Boletinë të Mitrovicës ai pati një nam të madh për guximin dhe arritjet ndërsa u vra në Cetinje të Malit të zi në vitin 1916.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button