Kryqi i kuq në Preshevë në bashkëpunim me kryqin e kuq të Serbisë sot ka ndërrmarrë një aksion për të ndihmuar emigrantët me artikujt të ndryshëm ushqimor.
Amet Alimi, sekretar në Kryqin e kuq në Preshevë për presheva.com ka thënë se sot emigrantët që po vijnë me numër të madh nga Siria, Afganistani dhe shtetet e Afrikës janë ndihmuar me artikuj ushqimor të nevojshme si ujë, bukë dhe ushqim të konservuar.
“Sot ishte një aksion me të cilën ne si kryq i kuq në bashkëpunim me kryqin e kuq të Serbisë ndihmuam me artikuj ushqimor emigrantët e shumtë që kryesisht po qëndrojnë pranë stacionit policor në Preshevë” ka thënë Ameti për presheva.com.
“Të gjithë ata që duan të tregohen zemërgjërë për tu ndihmuar këta refugjat me ujë dhe ushqime, ju mund të japni kontributin tuaj duke sjellë artikujt ushqimor në selinë e kryqit të kuq që gjendet pas stacionit të autobusave në Preshevë” ka shtuar ai.
Ditën e fundit janë shenuar edhe një numë shumë i madh i atyre që po vijnë nga vendet e rrezikuara nga lufta si Siria e Afganistani, andaj edhe nevoja e tyre për ndihmë është më se e nevojshme.