Maturantët nesër me fillim të orës 18:00 do të defilojnë në oborrin e shkollës ku ata vijuan 4 vite, pastaj do të vazhdojnë kremtimin së bashku me bashkëmoshatarët e tyre dhe profesorët deri në orët e vona të mbrëmjes. Sa i përket parapërgaditjeve për mbrëmjen në fjalë janë bërë të gjitha, kështu tha drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu. Ajo qka është më e rëndësishme për këtë vitë sipas drejtorit, prindërit e kanë për obligim që maturantët ti sjellin në shkollë dhe të i marrin pas përfundimit të mbrëmjes, kjo do të thotë më tepër se siguri. Ky do të jetë edhe takimi i fundit me shokët, shoqet si dhe profesorët e kësaj shkolle, ajo natë për ta nuk do të harrohet kurr, kthim mbrapa nuk ka, rruga e tyre do të vazhdojë të marrë një kahje tjetër disa në studime disa do të zgjedhin një rrugë tjetër, urimet për suksese në të ardhmen nuk munguan as nga ana e drejtorit. Fejzullahu është ndarë i kënaqurë sa i përket suksesit të maturantëve ai thotë se ata kanë prirje dhe aftësi për shkollim të mëtutjeshme.