Jo më largë se në muajin korrik do të prezantohet ligji për legalizimin e objekteve i cili do të jetë afatshkurt dhe qëllimi është që çështja e legalizimit të zgjidhet nëjher e përgjithmon, kështu ka deklaruar nënkryetarja e qverisë ministrja e ndërtimtarisë Zorana Mihajlloviç.
Sipas Mihajlloviç janë duke u bërë llogarit se sa procesi i legalizimit mund të jetë më i lirë se ai deri më tani. Qëllimi ynë është që ky proces të jet dukshëm më i lirë megjithatë, në të kaluarën është treguar se qytetarët nuk e kanë pasur problem çmimin por dokumentet të cilat janë kërkuar të cilat kanë qenë të shumta. Ne do të mundohemi që këto dokumentacione të nevojshme të i minimizojmë dhe të shkurtojmë procedurën për marrjen e licencës dhe qytetarët do të kenë vetëm këtë mundësi për të legalizuar pronën e tyre ka thënë Mihajlloviç. Ky ligjë do të duhet të hyj në fuqi në vjeshtë të këtij viti dhe qytetarëve do t’iu nevojitet vetëm një dokument jo një mori letrash, pra vetëm një raport i cili do të përmbaj të dhënat e ndërtimit të objektit. Megjithatë me këtë ligj nuk do të mund të legalizohen objektet ku ka rrëshqitje të tokës, objektete infrastrukturore dhe parqet e natyrës. Sipas Mihajlloviç kjo është hera e gjashtë në 15 vitet e fundit që qeveria është duke u përpjekur të zgjidh çështjen e objekteve pa leje. Deri më tani asnjë ligj nuk ka arritur të motivoj qytetarët të formojnë strukturat e tyre ligjore pasi që nuk janë frikësuar kur qeveria u ka bërë me dije se nuk do të tolerojë më ndërtimet pa leje, ka përfunduar ministrja e ndërtimit.