Partia Demokratike e cila sukseset e saja i tregoi qysh në fillimin e themelimit të sajë në komunën e Bujanocit, duke fituar besimin e popullatës shqiptare në këtë komunë në zgjedhjet e para për pushtet lokal, si duket me të njejtat hapa po ec edhe në komunën e Medvegjës. PD dega në Medvegjë sot festoi themelimin e njëvjetorit të këtij subjketi politik, për të cilin qysh në fillim kishte interesim të popullatës shqiptare, të cilët ishin të dëshpëruar në masë të madhe me pushtetin e kësaj komune dhe të drejtat që po i gëzonin ata pak shqiptarë.
Në përvjetorin e parë të degës së PD-së më Medvegjë, ku morën pjesë një numër i jashtëzakonshëm i popullatës, u tha se, asgjë nuk do ti lihet rastit, shqiptarët më nuk do të jenë vetëm figura shahu që të lëvizin ashtu si tu diktohet nga persona të caktuar sikurse po ndodhë dhe ka ndodhë deri më tash.
Kryetari i degës së PD-së në Medvegjë Bajram Mustafa, para simpatizantëve të PD-së tha se, ky subjekt politik qdo dit e më shumë po korr suksese dhe pamvarësisht se nuk është në pushtet lokal, është duke bërë qmos që shqiptarët e mbetur në këtë komunë të kenë kushte të mira për jetë dhe të drejtat e tyre të rrespektohen. Mustafa gjithashtu potencoi se, angazhimi i degës së PD-së në Medvegjës dhe me ndihmën e kryetarit Nagip Arifit, po mundohet që padrejtësit që po iu bëhen shqiptarëve nga pushteti aktual të ngriten në instancat më të larta vendore dhe ndërkombëtare, me të vetmin qëllim që të ndërpritet diskriminimi i shqiptarëve dhe asimilimi i tyre në këtë komunë.
Kryetari i Partis Demokratike dr. Nagip Arifi, para shum shqiptarëve të Medvegjës tha se, dega e Partis Demokratike në komunën e Medvegjës është duke u zgjeruar me hapa të sigurta dhe me njerëz intelektual, të rinjë dhe ata që ia duan të mirën Medvegjës. Arifi potencoi se, PD në Medvegjë është plotësisht e pamvarur në marrjen e vendimeve në të mir të shqiptarëve të kësaj komune, dhe në këtë drejtim gjithnjë do ta ketë përkrahjen e kryesisë. Shumica e simpatizantëve që sot u pasuruan edhe zyrtarisht me libreza të PD-së shprehën pakënaqësit e tyre ndaj pushtetit lokal dhe diskriminimit që iu është bërë, duke mos lënë anash as PVD-në e Riza Halimit e cila ka qenë në koalicion me disa parti sërbe, për vite me radhë i ka diskriminuar shqiptarët, u tha në ktë përvjetorë. Medvegjasit, me pushtetin e deritanishëm nuk ishin të kënaqur me asgjë, duke filluar nga, largimi i shqiptarëve nga puna, mos punësimin e tyre në asnjë ndërmarrje publike, dhe as në shëndetësi, diskriminimi në arsim dhe padrejtësit që iu janë bërë nxënësve shqiptarë, veqmas mësimdhënësve të cilët janë kërcënuar nga pushteti nëse nuk iu kanë binden urdhërave, dhe shum qka deri tek shlyerja nga listat votuese e sidomos shlyerja nga vendbanimi, e që sipas tyre PVD në këtë drejtim nuk ka ndërmarrë asgjë.
Medvegjasit akuzuan PVD-në edhe për asimilimin e shqiptarëve në këtë komunë, dhe kërkuan nga PD që sa më parë të ndërmarrë masa që në këtë komunë, shqiptarët ti gëzojnë të drejtat e tyre. Në këtë përvjetorë për t’iu bashkangjitur radhëve të PD-së kishin ardhur enkas edhe shqiptarë nga perëndimi të cilët deklaruan se deri më tash kanë qenë edhe të kërcënuar fizikisht sepse i kanë kundërshtuar qëndrimet antishqiptare të PVD-së. Motoja e përvjetorit të parë të degës së PD-së ishte “TA SHPËTOJMË MEDVEGJËN”.