Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme, apo MERS siç edhe njihet me emrin e shkurt është sëmundja e fundit që ka shpërthyer në Korenë e Jugut.
Deri më tani kjo sëmundje ka shkaktuar 14 viktima, dhe ka nisur të shkaktoj frikë në mbarë botën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shpërthimi i kësaj sëmundje është shumë më kompleks nga sa ishte menduar dhe priten më shumë raste.
Ekspertët i kanë bërë thirrje qeverisë të jetë vigjilente. Rastet e para janë shfaqur në Lindjen e Mesme në vitin 2012, ndërsa vdekja e parë është regjistruar në Arabinë Saudite po në këtë vit.
Çfarë është kjo sëmundje?
MERS shkaktohet nga një tip i ri koronavirusi, dhe nuk dihet saktë se si transmetohet.
Ethet, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje janë simptomat që shfaqin këtë sëmundje. Ekspertët konsiderojnë se 36 përqind e personave të prekur me këtë sëmundje kanë vdekur.