Ndërrmarja publike “Moravica” me orarin e ri që ka filluar ta aplikojë me furnizim të ujit qytetin e Preshevës e le pa ujë plot afër 10 orë brenda 24 orëve.
Ankesa të shumta të qytetarëve të dërguara nëpërmjet Facebook dhe mailat në redaksinë e Presheva.com, kanë shprehë paknaqësinë e tyre për mos furnizim të ujit në këto ditë vere dhe muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Ndalet kur na duhet më së shumti. Çka po ndodh me ket ujë. Ma shumë skemi se kemi” shkruan A.M, i revoltuar me mos furnizim të ujit.
Sipas këtij orari, Presheva ka ujë në mëngjes prej 06:30 deri në 14:00, ndërsa ndërprerja do të bëhet prej orës 14 deri 18.
Më pastaj, uji do të vijë në ora 18:00 deri në orën 22 të mbrëmjes, duke u ndalë përsëri deri në mesnatë, e vazhdon me ujë deri në orën 3 të mëngjesit, duke u përsëritur çdo ditë.
Nga ana tjetër, Presheva për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve që vijnë nga lindja e afërt dhe shtetet Afrikane, është e rrezikuar nga epidemitë e ndryshme e sidomos të tuberkulozit. Mungesa e ujit në qytetin e Preshevës rrezikon edhe më shumë shëndetin e qytetarëve të Preshevës e cila në këto ditë vere të nxehta mbetet pa ujë.
Revolta e madhe e qytetarëve shprehet me mungesë të ujit në muajin e Ramazanit, në orët e vonshme kur edhe duhet të pregaditet ushqimi për syfyr.
Qyteti i Preshevës furnizohet me ujë nga puset e fshatit Zhunicë.