LajmeMagazinaReligjioni
Muslimanët ujgur groposin Kur’anin në kopshtet e tyre, dhe ja pse!
Lajme të këqija vijnë vazhdimisht nga rajoni Xinjiang, sa i përket të drejtave të myslimanëve Ujgur.
Ka pasur raporte se autoritetet komuniste të Kinës kanë detyruar imamë të vallëzojnë në publik, dhe të betohen se do ti mbajnë fëmijët larg nga feja. E tërë kjo ndodhë në provincën Xinjiang, ku zyrtarët paralajmëruan myslimanët të mos agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit, të mos mbajnë manifestime apo aktivitete të tjera fetare. Provinca Xinjiang, e cila njihet edhe si Turkistani Lindor, ka kohë që lufton për pavarësi, në mes të shtypjes së vazhdueshme nga republika komuniste kineze.Kryeministri në ekzil i këtij rajoni, Anëar Jusuf Turani shprehet: “Ne jemi një territor i pushtuar. Ne i dimë vuajtjet e vëllezërve tanë muslimanë në Palestinë, Kashmir, por pse bota muslimane nuk di asgjë në lidhje me luftën tonë?”. Ne jemi më shumë se 35 milionë,” thotë ai, disa në mërgim, të tjerët në vendin që njihet si Rajoni Autonom Xinjiang. Ky numër është i kontestuar dhe hedhur poshtë nga regjistrimi zyrtar i qeverisë kineze.
Turani thotë se njerëzit indigjen në rajon nuk e pranojnë emrin Xinjiang, që do të thotë “territor i ri”, dhe preferojnë emrin Sharqi Turkistan, pasi përdorimi i këtij emri është parë si një kërcënim për sovranitetin e Kinës. Ai beson se Kina përfundon në kufirin e Murit të Madh.Në vitin 1949, kur Mao Zedong shpalli themelimin e sundimit komunist në Kinë, harta e Kinës dukej ndryshe nga sot. Tibet ishte i lirë dhe në veri të Tibetit, Turkistanin Lindor, ekzistonte si shtet i pavarur.“Shumica e xhamive në vendin tonë u kthyen në qendra propagandistike, kinema dhe teatro” kujton turani. “Qarku ynë u bë një kamp të punës,” thotë ai, dhe shumë pronarë të pasur u ekzekutuan.
Nga ditët e tij në vendlindje, Turani kujton shkatërrimin e një varreze historike muslimane në qytet; më vonë një baze ushtarake e cila ishte ndërtuar mbi baza të shenjta.“Babai im kishte një Kur’an qe kishte groposur në oborrin e shtëpisë tonë, pasi kujt i gjendej Kur’ani ekzekutohej, e pashë me sytë e mi. Unë e pashë babain tim një ditë që gërmonte tokën, dhe pastaj nxorri nga aty një kopje Kur’ani, dhe kjo ishte mënyra e vetme për ta mbajtur fshehurazi fenë”.“Unë e di se kjo taktikë vazhdon, askush nuk guxon haptazi të mbajë Librin e Shenjtë në shtëpi”, përfundon Turani.Pushtimi kinez i këtij rajoni ka qenë përtej brutalitetit: sulme ajrore, teste bërthamore që vranë qindra e mijëra, të burgosur politikë e të ekzekutuar, xhami të shkatërruara dhe spastrim etnik. Por tërë këto fakte nuk mjaftuan që të ngritet zëri dhe të njihet e drejta e tyre për shtetësi dhe besim, përkundër fqinjët mysliman si Pakistani kthyen kokën prapa dhe vazhduan marrëveshjet tregtare me Kinën. E vetmja që ngritë zërin vazhdimisht ndaj këtyre persekutimeve është Turqia, e cila popullin Ujgur e njeh si pjesë të saj, pasi ndajnë gjyhën fenë dhe zakonet.