LajmeMagazina

Ndërron jetë veprimtari, ish deputeti i Luginës, Ramadan Ahmeti-Daci

Në moshën 80 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes shqiptare, politikani nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit, Ramadan Ahmeti-Daci.
Siç njoftojnë familjarët e të ndjerit, Daci nga kjo botë është ndarë në orët e para të mëngjesit të sotëm (e mërkurë) duke lënë pas tre pasardhësit e tij, djalin Fatosin, dhe vajzat Evgjenijën e Engjellushen.
Veprimtari, i cili në forma të ndryshme mbrojti dhe ngriti çështjen e shqiptarëve të Luginës, gjatë jetës së tij ka qenë edhe deputet popullor në Parlamentin e Serbisë, në vitin 1997, në periudhën më të vështirë që kalonin shqiptarët e rajonit.
Ai ishte ndër themeluesit e Partisë për Veprim Demokratik në Luginë të Preshevës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button