MagazinaShëndetësi

Përfitimet shëndetësore nga agjërimi

Personat të cilat kanë agjëruar 5 ditë gjatë Ramazanit ka ndikuar që të ulen kaloritë për gjysmë dhe kjo sipas shkencëtarëve do të thotë se ju ndihmon të jetoni më gjatë.
Njerëzit që kanë agjëruar më shumë se një javë, kanë pasur më pak shenja të diabetit, sëmundjeve të zemrës, plakjes dhe kancerit në krahasim me njerëzit që nuk kanë agjëruar.
Studimet e fundit kanë treguar se agjërimi është i mirë për njerëzit e shëndoshë mirëpo jo për njerëzit e vjetër dhe të dobët.
Testet zbuluan se gjatë një periudhe tre-mujore, nivelet e glukozës në gjak kanë rënë 10 për qind gjatë ditëve të agjërimit, por mbetën rreth gjashtë për qind më të ulëta në përgjithësi.
Edhe pse studimi në njerëz ishte në numër të vogël, ekipi i Universitetit të Kalifornisë Jugore bënë eksperimente në minj.
Brejtësit iu nënshtruan dietës për katër ditë dy herë në muaj.
Studiuesit zbuluan se qelizat në minj – duke përfshirë kockat, muskujt, mëlçinë, trurin dhe qelizat e tjera, imuniteti tregoi shenja të rigjenerimit.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button