Nga të shtënat prej një çifteje (armë gjuetie) janë plagosur tre persona: një zviceran 56, një kosovar 28 dhe një rus 30 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur të martën në Cham të Kantonit Zug. Policia ende nuk posedon hollësi rreth rrjedhës dhe motivit të ngjarjes ndërsa prokuroria shtetërore ka filluar hetimet, shkruajnë mediet lokale.
Zënka ka ndodhur pak para orës 21, me ç`rast është shkrepur së paku një herë zjarr nga pushka e gjuetisë. Por nga kjo e shtënë janë plagosur të tre personat e përmendur, konsideron prokuroria bazuar në të dhënat e deritashme.
Policia ka konfiskuar armën dhe ende nuk dihet roli në këtë konflikt i tre personave të qëlluar, transmeton albinfo.ch. Natën e ndodhjes së zënkës janë arrestuar dhe marrë në pyetje një numër personash.