LajmeMagazina

Presheva me rritje dramatike të numrit të emigrantëve të paligjshëm

Komuna e Preshevës, por edhe komuna të tjera në afërsi pranojnë deri në 300 persona në ditë, të cilët kanë nevojë për ndihma humanitare urgjente. Emigrantët vijnë nga Siria, Afganistani, Iraku dhe vende të tjera të përfshira, shkruan aa.
eksa Hungaria ka paralajmëruar ndërtimin e gardhit katër metra të lartë për të mbyllur kufirin jugor me Serbinë, për të parandaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm në territorin e saj, sepse vetëm në fund të majit në këtë vend kanë hyrë rreth 50 mijë emigrantë, Beogradi zyrtar thotë se kjo është çështje evropiane, në Serbi mbërrijnë numër gjithnjë e më i madh të shtetasve të huaj, kryesisht refugjatë nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vende të tjera të Azisë dhe Afrikës të prekura nga lufta.
Ndihmës Komisioneri për Refugjatët i Serbisë, Ivan Gerginov, vlerëson se këtë vit ndryshimi është evident në numrin e kërkesave të parashtruara dhe në numrin e atyre që janë vendosur, që është më i madhi deri më tani.
“Ne komunikojmë me Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe në çdo moment çdo polic e di se ku ka vend dhe aty ata mund të adresohen aty. Është e qartë se këta njerëz nuk duan të qëndrojnë në qendrat tona, ata duan të vazhdojnë rrugën e tyre”, tha Gerginov dhe shtoi se mbajtja e azilkërkuesve vitin e kaluar ishte deri në gjashtë muaj, ndërsa tani gjashtë ditë.
Vlerësohet se situata veçanërisht është e vështirë në Maqedoni, ku refugjatët dhe emigrantët lëvizin përgjatë shinave hekurudhore dhe rrugëve malore, në këmbë për ditë të tëra të ekspozuar ndaj rreziqeve të aksidenteve në linjat hekurudhore, fatkeqësive natyrore, abuzimit dhe kërcënimeve të trafikantëve dhe rrjeteve kriminale.
Situata në Serbi vlerësohet si pozitive, sepse azilkërkuesit nuk arrestohen.
Sipas UNHCR-së, komuna e Preshevës dhe komunat e tjera të Serbisë jugore pranojnë deri në 300 persona në ditë të cilët kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare.
Shumica e refugjatëve (90%) janë nga Siria, Afganistani, Iraku dhe vendet e tjera të prekura nga lufta. Zyrtarët e policisë dhe nga qendra për punë sociale në nivel lokal, si dhe Kryqi i Kuq, reaguan duke siguruar ndihmë humanitare dhe mjekësore për refugjatët e lodhur, duke siguruar ndihmë ushqimore emergjente dhe artikuj jo-ushqimore. Komuna e Preshevës ka ngritur shtab për situata të jashtëzakonshme dhe ka ngritur tenda për strehim urgjent të refugjatëve.
Për të plotësuar përpjekjet e tyre, UNHCR-ja ka dërguar edhe ndihmë në komunën e Preshevës, e cila është shpërndarë nga Kryqi i Kuq.
Sekretari i Kryqit të Kuq në Preshevë, Ahmet Halimi theksoi se kampet me çadra janë ngritur për të ofruar ndihmën e parë për emigrantët.
“Ata janë aq të lodhur, të etur, të sëmurë, ka dhe të plagosur. Ne duam që t’i ndihmojmë ata, është përfshirë edhe komuna e Preshevës dhe iu ofrojmë ndihmë me ushqime, mjete higjienike, që ata të përballojnë më lehtë rrugën e bërë”, tha Halimi.
Emigrantët nga Siria udhëtuan një javë për të arritur në Preshevë, duke udhëtuar me mjetet të ndryshme transporti, por edhe në këmbë. Pak nga ata ka që duan të dalin para kamerës.
“Duhet të shkoj në Evropë. Kam ardhur këtu nga Siria. Në Siria tani është shumë rrezik. Tre vjet më parë ishte ashtu-kështu, por tani është shumë rrezik. Ne që vijmë këtu nuk kërkojmë ndihmë, ne vetëm duam që të vazhdojmë tutje”, tha njëri nga bashkëbiseduesit që nuk deshi të zbulojë emrin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button