MagazinaShëndetësi

Psikologu i Harvard: 5 mënyra si t’i rrisim fëmijët që ata të jenë të sjellshëm

“Më parë këtë, shkrova për mësimin e empatisë, dhe nëse ju jeni një prind empatik apo jo”. Pas idesë së këtij studimi qëndron Richard Weissbourd, një psikolog i Harvardit, i cili ka ndërmarrë një projekt për të ndihmuar fëmijët të mësojnë të jenë të sjellshëm.
Edhe pse kjo konsiderohet si detyrë e prindërve, psikologu i Harvardit nuk ka të njëjtin mendim. Rreth 80% e të rinjve në studim thanë se prindërit e tyre janë më shumë të shqetësuar për arritjet dhe lumturinë e tyre se sa për mënyrën se si fëmijët sillen me të tjerët. “Prindërit e mi ndihen më krenarë nëse marr nota të mira,” thotë një fëmijë.
Weissbourd na ka ardhur me disa rekomandime për mënyrën se si t’i rrisim fëmijët që kur të rriten të jenë të përgjegjshëm, të sjellëm dhe të respektojnë të tjerët. Po pse është kaq e rëndësishme? Sepse nëse duam që fëmijët tanë të bëhen njerëz të moralshëm, ne duhet t’i rrisim në atë mënyrë.
Ja 5 strategji që duhet t’i ndjekim që fëmijët tanë të jenë të sjellshëm:
1. Ta kthejmë kujdesin për të tjerët në prioritet
Prindërit kanë tendencën të vënë prioritet arritjet dhe lumturinë e fëmijëve. Por fëmijët duhet të mësojnë balancën midis nevojave të tyre dhe nevojave të të tjerëve. Fëmijët duhet të dëgjojnë vazhdimisht nga prindërit që sjellja e mirë ndaj të tjerëve është prioritet.
2. Ofro mundësi për fëmijët që të praktikojnë mirësjelljen
Nuk është kurrë vonë për t’u bërë një person i mirë. Fëmijëve u duhet ta praktikojnë vazhdimisht kujdesin për të tjerët dhe shprehjen e mirësjelljes dhe mirënjohjes kur të tjerët sillen mirë. Studimet kanë treguar se shprehja e mirënjohjes na bën të jemi më të lumtur. Duhet t’i flisni fëmijëve për veprat e drejta dhe të padrejta. Nxitjani atyre çdo ditë ritualin e mirënjohjes
3. Zgjeroni ‘rrethin e shqetësimit’ të fëmijës suaj
Shumica e fëmijëve kujdesen vetëm për rrethin e tyre të vogël familjar dhe të shokëve. Sfida jonë është t’i shtyjmë fëmijët të mësojnë të kujdesen për dikë që qëndron jashtë këtij rrethi, si përshembull një shok i ri në klasë, apo dikë që nuk e njohin. Sigurohi që fëmijët tuaj të jenë miqësorë me njerëzit që takojnë në jetën e përditshme.
4. Jini një mentor dhe model për fëmijën tuaj
Fëmijët i mësojnë vlerat etike duke parë veprimet e të rriturve të cilët i respektojnë. Që të jemi një mentor dhe model për fëmijën tonë duhet vazhdimisht të praktikojmë ndershmërinë, drejtësinë dhe kujdesin ndaj vetes e të tjerëve.
5. Mësoni fëmijët si të menaxhojnë ndjenjat negative
Shpesh aftësia për t’u kujdesur për të tjerët fiket nga inati, turpi, zilia dhe shumë ndjenja të tjera negative. Ne duhet t’i mësojmë fëmijët se ato janë pjesë e jetës, dhe se duhet të mësojmë t’i menaxhojmë ato. Duhet t’i mësojmë ata se si t’i menaxhojnë ndjenjat në mënyrë produktive.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button