Javëve të fudit në komunën e Bujanocit dhe ate të Preshevës, po qëndron një numër i madh i refugjatëve, Presheva është stacioni i parë ku refugjatët marin dokumentet për leje qendrimi për 72 orë në Sërbi.
Refugjatët dokumentin për qarkullim të liri në dy tre javët e fundit po e marrin edhe në stacionin policior në Bujanoc dhe menjëher pas marrjes vazhdojnë për në Beograd. Është një situat ku çdo qytetarë është duke e vërejtur, që në vendin tonë është një fluks i madhë i refugjatëve nga vendet Arabe, dhe ne si pushtet lokal, kemi biseduar me përfaqsuesit e OSBE-së, kemi vendosur që nëse është nëvoja nga refugjatët të shfrytëzohet qendra sportive rinia në Bujanoc për pastrim. Në krahasim me komunë e Preshevës, në Bujanoc numri i refugjatëve është më i vogël, dhe kjo çështje nuk është në duart e pushtetit lokal, ky problem kërkon zgjidhje nga shteti, por prap se prap ne jemi duke dhënë kontributin tonë, tha kryetari Arifi.