LajmeMagazina

​Putin nervozon Erdoganin, e lë të pres në takim

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan raportohet se është nervozuar shumë kur homologu i tij rus Vladimir Putin e ka lë atë të pres për disa minuta në Baku.
Erdoğan dhe Putin u takuan në Baku më 13 qershor kur vizituan kryeqytetin e Azerbejgjanit për hapjen e lojërave olimpike.
“Takimi ishte paraparë të mbahej në hotelin ku Erdogan po qëndronte. Erdoğan dhe Ministri i Punëve të Jshtme Mevlüt Çavuşoğlu ishin në dhomën e takimit në kohë, por asnjë person nga delegacioni rus nuk ndodhej aty”, raportojnë mediat turke.
Raportohet se Erdoğan pasi priti disa minuta ishte i gatshëm të ikte me ‘fytyrë të nervozuar’, por aty ishte paraqitur Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, duke e shpëtuar takimin.
“Putin në atë kohë ende as që e kishte lënë hotelin”, thuhet në raport.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button