Për të ndaluar importimin e shtuar të qumështit dhe prodhimeve qumështore që rrezikon prodhimin vendor, qeveria e Serbisë ka vendosur taksat në importin e qumështit, Ajkë dhe jogurtit, njofton e përditshmja beogradase “blic”.
Sipas të dhënave të para, për shkak të aplikimit të Marrëveshjes mbi stabilizimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian, muajve të fundit është rritur importimin i qumështit dhe prodhimeve qumështore për gjashtë për qind. Taksat e importit që sillen prej 15 deri në 20 dinarë për një litër, përkatësisht për një kilogram, do të vlejnë deri në fund të vitit. Prej një prillit është shtuar importimi i prodhuesve evropian të qumështit dhe prodhimeve qumështore në të gjithë tregjet. Përndryshe, në vendet e Bashkimit Evropian është hequr kuota me të cilën kufizohet prodhimi i qumështit dhe prodhimeve të tij. Lidhur me importin e shtuar të qumështit dhe prodhimeve të tij qeveria e Serbisë ka njoftuar Komisionin Evropian, por deri më tani nuk është e njohur se a i ka pranuar Brukseli zyrtar argumentet dhe dëshmitë që në tregun serb ka ardhur deri tek importi i shtuar i qumështit, shkruan më tej “Blic”, duke përfunduar se në dy muajt e fundit në Serbi disa prodhues kanë rritur çmimet e tyre me pakicë.