LajmeMagazina

Rrufeja godet një shtëpi në Preshevë

Si pasojë e motit të ligë që mbretëroi gjatë pasdites së mërkurë në rajonin e Luginës së Preshevës një shtëpi është dëmtuar nga goditja e rrufesë.
Siç njofton “Lugina Sot”, rrufeja ka qëlluar një shtëpi dykatëshe në rrugën e “Vranjës” në Preshevë duke shkaktuar zjarr dhe si pasojë është shkrumbuar gjithçka që kishte në brendësi të saj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë për ndihmë zjarrfikësit, punëtorët e elektrodistribucionit si dhe policia lokale, të cilët përveç ndihmës në shuarjen e zjarrit, respektivisht shkyçjen e objektit nga rrjeti elektrik, kanë bërë edhe regjistrimin e dëmeve, transmeton Titulli.com.
Në këtë shtëpi banimi, ndonëse dëmet materiale janë të mëdha, për fat të mirë viktima në njerëz nuk ka.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button