LajmeMagazina

Rryma në Sërbi do të shtrenjtohet për 10-13%

Sipas burimeve të Kjo është Presheva Jonë rryma do të shtrenjtohet nga 10% deri në 13%.
Ministri i finansave Dushan Vujoviç njoftoi se vendimi mbi shtrenjtimin e rrymës do të bëhet  sot, ndërsa kolegu i tij Aleksandar Antiq ishte i kujdesshëm dhe nuk tregoi se kur dhe për sa do të pësoj rritje energjia elektrike. Është e sigurt se konsumatorët do ta ndjejn këtë rritje të çmimit.
Burime të portalit tonë njofton se gjatë diskutimit për rritjen e çmimit u kërkua që rritja të jetë e ulët në mënyrë që të mbrohen interesat e qytetarëve.
Siç njoftoi Zyra e Qeverisë për bashkëpunim me media për shtrenjtimin e cmimit të energjisë elektrike pritet që qeveria Serbe të nënshkruajë një marrëveshje me FMN-në. Gjithashtu nesër është planifikuar një konferencë për shtyp për informimin e rritjes së çmimit, ku thuhet se rritja e çmimit do të fillojë para 1 gushtit./Kjo është Presheva Jonë/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button