LajmeMagazina

RTV Aldi dhe RTB në platformën digjitale

Dy televizionet lokale në Luginë të Preshevës, TV Aldi dhe Radio Televizioni Bujanoci tashmë kanë konfirmuar kalimin në platformën digjitale.
Sipas drejtorit të TV Aldit në Preshevë, Isuf Memeti, mediumi të cilin ai drejton ka ndjek procedurat obligative, duke filluar emetimin e sinjalit digjital.
“Nga dita e sotme, pas një javë angazhim kemi arrit që të transmetojmë sinjalë digjital. Të dielën ky televizion ka vendosur pajisjet digjitale në transmetuesin publik që është i stacionuar në majen më të lartë, në jug të Serbisë, Besna Kobillë”, është shprehur drejtori Isuf Memeti, transmeton Titulli.com.
Tash e tutje sinjali i TV Aldit, përveç që mbulon rajonin e Luginës së Preshevës, sipas Memetit, ai do të shihet edhe në rreth 35 % të territorit të Kosovës si dhe një pjesë të Maqedonisë.
Në transmetim digjital tani është edhe Televizioni Publik në Bujanoc, i cili njëherit është edhe në fazën e privatizimit.
Qytetarët të cilët dëshirojnë të shohin programet e televizioneve që funksionojnë në këtë rajon përmes antës së shtëpisë, duhet të kenë edhe pajisjen për pranim e këtij sinjali digjital, blerja e të cilit kushton 3.000 dinarë (25 euro). 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button