MagazinaTech / Shkencë

Samsung e ka gati fabletin e ri

Duket se kompania Samsung është duke punuar në versionin e ri të fabletit që do të jetë i serisë Galaxy.
Ueb-faqja e njohur SamMobile ka raportuar se pajisja e re do të lansohet së shpejti dhe do të quhet Galaxy S6 Note.
Duke parë lansimet e fundit nga Samsungu, fableti i ri mund të quhet Galaxy Note 5, por tani kompania dëshiron të ndërrojë emrin e produktit për ta përshtatur me pajisjet e fundit.
Specifikat e pajisjes së re ende nuk janë bërë të ditura, por raportohet se Note i ri do të prezantohet në muajin shtator së bashku me orët e reja të mençura.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button