LajmeMagazina

Serbia “blindohet” ndaj sulmeve të mundshme të ISIS-it

Kolegjiumi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë ka vendosur dje që të rrisë nivelin e sigurisë për shkak të disa të dhënave operative të mbledhura nga shërbimet e sigurimit serb.
Sipas këtyre të dhënave, terroristët tashmë kanë mbërritur në Serbi, në derën e pasme dhe se rreziku i sulmeve të mundshme janë tubimet e mëdha publike, festivalet muzikore, panairet si dhe qytetet më të mëdha të Beogradit, Novi Sadi dhe Nishi.
Analisti ushtarak, Aleksander Radiq tha për “Kurir” që ISIS veprimet e tyre i kanë të lidhura me propagandën në luftëra, dhe ky qëndrim është konfirmuar edhe nga Miroslav Lazansky i cili thotë se tubimet publike lehtë mund të bëhen objekt i sulmeve terroriste, shkruan Telegraf.rs, transmeton Indeksonline.
Policia serbe për të parandaluar një gjë të tillë ka ngritur edhe shkallën e sigurisë nëpër rrugë, para pallatit të Presidenti, para ndërtesës së qeverisë dhe Prokurorisë Speciale. Në të gjitha këto pika mund të shihen policë të armatosur me pushkë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button