MagazinaShëndetësi

Shalqiri, fruti i verës…dhe i engjëjve

Mark Twain, i cili e adhuronte shalqirin, e përshkruan atë si “maja e luksit botëror…dhe kur dikush e provon, e di se çfarë hanë engjëjt”. Në verë, për ëmbëlsirë nuk duam asgjë më shumë se një thelë shalqiri, i cili në 92 për qind të tij është ujë.
Ndërsa ne mendojmë se ai është fruti më klas i amerikanëve, shalqiri (lat. Citrullus Lanatus) ndodhet kudo në botë. Origjina e tyre është Afrika. Egjiptianët e lashtë e kultivonin përgjatë brigjeve të lumit Nil, afro 2 mijë vjet para erës sonë.
Vizatimet e shalqinjve të mëdhenj janë gjetur në muret e varreve egjiptiane. Në Europë, ky frut mendohet të ketë ardhur në shekullin e tetë, me pushtimin e maurëve. Ata kaluan nga Afrika dhe rrugës kanë marrë farën e shalqirit, për të arritur në Portugali e Spanjë.
Ata nuk janë shumë të përhapur në veri të Europës dhe Angli, vetëm nëse ndonjëri do të ishte kaq i pasur sa të bënte një serrë. Klima në këto vende është shumë e ftohtë për shalqinjtë, të cilët u përshtatën shumë mirë me Botën e Re.
Ndërsa në Amerikën e Veriut ky frut u soll nga spanjollët, dhe kaloi nga tribuja në tribu më shpejt se patatja e nxehtë proverbiale. Shumë shpejt ata u kultivuan në luginën e Rio Grande, në Xhorxhia, në Florida, dhe në Amerikën Jugperëndimore.
Misionari i Jezusit Pere Marquette gjeti shalqinj të mbjellë përgjatë brigjeve të Misisipit, më 1673, ndërsa më 1732 një turist në koloninë e Virxhinias i përmend shalqinjtë si një “kungull i madh jeshil”.
Në ditët e sotme ata rriten në varietete ngjyrash, madhësish dhe formash. Njerëzit debatojnë pa fund në lidhje me atë, nëse janë më të mirë pa fara apo me fara. Por kryesisht, mjafton të hamë vetëm një thelë të saj, ndoshta me pak kripë apo djathë dhie, dhe do të kënaqemi pa fund.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button