MagazinaShëndetësi

Shkaku i përhapjes së kancerit në trup

Një studim i realizuar në Turqi ka zbuluar shkakun e përhapjes së kancerit në trup.
Studimi i publikuar në revistën “Plos One” hedh dritë mbi metastazën, periudhën e përhapjes së kancerit nga vatra deri në inde dhe organe të tjera. Studimi zbuloi se tumori metastazë mund të lindë nga bashkimi i leukociteve me një qelizë kanceroze.
Ekipi kërkimor arriti në këto rezultate pasi bashkoi qelizat e një njeriu të shëndetshëm me një të sëmurë. Ekipi analizoi një të sëmurë me tumor në kokë dhe ADN-në e palcës së transplantuar të vëllait të tij. Qelizat e shëndosha të transplantuara duke u bashkuar me qelizat kanceroze mund të shkaktojnë fillimin e kancerit.
Studiuesit arritën të hedhin dritë për herë të parë mbi teorinë e hedhur si tezë në vitin 1911 nga patologu gjerman Xhon Pavelek, i cili pohonte se përzierja gjenetike hibride e krijuar nga bashkimi i qelizave kanceroze me leukocitet krijon metastazë. Ky zbulim mund të jetë një rreze drite në zhvillimin e mënyrave të reja të kurimit të kancerit, por ende nuk dihet sesi realizohet bashkimi dhe as mesatarja e shpeshtësisë së gjenomit hibrid në kancer apo roli i tij potencial në metastazë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button