Shkolla fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc këtë vit nuk do të organizojë mbrëmje gazmore për semimaturantët.
Kjo ka ardhur pas marrjes së vendimit në nivel komunal për mos organizim të mbrëmjeve nëpër të gjitha shkollat fillore me mësim në gjuhën shqipe.
Me këtë rast drejtoria e shkollës fillore ”Muharrem Kadriu” njofton të gjithë prindërit dhe semimaturantët e kësaj shkolle se në kuadër të shkollës nuk do të ketë organizim të mbrëmjes për semimaturantët.
Ndaj çdo organzim tjetër që bëhet jasht këtij vendimi drejtoria e shkollës nuk do të mbanër përgjegjësi. Me këtë rast luten të gjithë prindërit të parandalojnë fëmijët e tyre të mos bien prehë e disa nxnësve të cilët dëshirojnë të organizojnë mbëmjen e semimaturës jashtë vendimit të shkollës, thuhet në njotimin e shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc.