MagazinaSport

Shqiponja e Kone-s “çmend” grekët

Nuk duken kohë të mira këto për kombëtaren greke. Pas humbjes me Ishujt Faroe, një rezultat që ka bërë xhiron e Europës, tani vjen edhe një veprim, që ka acaruar ekstremistët grekë.
27-vjeçari Kone ka lindur në Tiranë por që i vogël ka migruar në Greqi, dhe ka qenë pjesë e kombëtares greke që nga grupmoshat e reja e deri tek kombëtarja A e Greqisë. Kone është e pjesë e kombëtares greke që nga viti 2010, duke luajtur gjithsej 24 ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol.
Por një fotografi e tij ku shihet duke bërë shqiponjën ka “çmendur” grekët të cilët janë tepër të indinjuar me skuadrën e kombëtares greke pasi që me humbjen e mbrëmshme kanë mbetur jashtë kampionatit evropian për vitin 2016.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button