Numri i shqiptarëve që po shërbejnë në ushtritë e vendeve të fuqishme evropiane po shtohet çdo ditë, por kudo që shërbejnë ata tregojnë identitetin e tyre kombëtar.
Kohë më parë portalet kishin postuar foto ku shiheshin ushtarët shqiptarë, të cilët shërbejnë në ushtrinë e Zvicrës e ku ata shiheshin me flamurin kombëtar shqiptar.
Kësaj radhe një lexues i Bota Sot ka dërguar një foto ku shihen një grup shqiptarësh me uniformë ushtarake të shtetit të Austrisë duke bërë shqiponjën.