Në “Ditën e Mërgimtarëve” në Luginë të Preshevës, respektivisht në Tërnoc, do të organizohet një garë me biçikleta, e cila do të përshkojë një distancë nga Tërnoci deri në Preshevë dhe anasjelltas.
Organizatorët e këtij turneu, i pari i llojit të vet në Luginë të Preshevës, i kanë thënë Titullit se ky aktivitet do të organizohet më 31 korrik, në “Ditën e Mërgimtarëve”.
Biçiklistët do të përshkojnë një distancë prej 52 kilometrave. Gjatë këtij turneu do të ketë pauza sipas nevojës, ushqimi në Preshevë, ndërsa pjesëmarrësit do të jenë të pajisur me helmetë mbrojtëse, jelekët, kurse vetura, për raste të ofrimit të ndihmës, do të jetë gjatë gjithë kohës së turneut.
Vlen theksuar se aktiviteti tjetër sportiv që do të mbahet “Ditën e Mërgimtarëve” është ndeshja futbollistike mes KF Tërnocit – Bashkatdhetarët.