LajmeMagazina

Të martën Lugina përfiton lëvizjen e lirë me Kosovën?

Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byros Kosovare të Sigurimeve Rrahim Pacolli ka paralajmëruar marrëveshje për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe Serbisë.
Pacolli, duke folur për televizioni publik të Kosovës ka thënë se së shpejti shqiptarët nga Lugina do të mund të lëvizin lirshëm në të dy anët e kufirit.
“Njoftoj bashkëkombësit nga Lugina se në takimin në Bruksel do të bisedojmë me palën serbe dhe jam i bindur se të martën e ardhshme do të vendoset edhe marrëveshja me Serbinë e cila do të siguroj lëvizjen e lirë Kosovë-Serbi”, ka thënë Pacolli.
Duhet theksuar se më shumë se një javë grupet punuese të Prishtinës dhe Beogradit po qëndrojnë në Bruksel duke diskutuar shumë tema që kërkojnë zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Këto grupe punuese po i paraprijnë takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, që do të mbahet në Bruksel të martën, më 23 qershor.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button