LajmeMagazina

Të rinjët e Bujanocit ndihmuan refugjatët nga Lindja e Mesme

Një grup të rinjësh nga komuna e Bujanocit në mënyrë vullnetare kanë ndihmuar sot emigrantët që po kalojnë dhe qëndrojnë përkohësisht në qytetin e Bujanocit.
Gjatë ditës së sotme një grup të rinjësh nga komuna e Bujanocit në mënyrrë vullnetare e në përkrahje të Shoqatës Kulturore Humanitare”Horizonti” kanë ndihmuar sot emigrantët që po kalojnë dhe qëndrojnë përkohësisht në qytetin e Bujanocit.
Këta të rinjë , emigrantët i kanë ndihmuar me gjëra ushqimore si bukë , kifle, byrek të cilët ishin të dhuruara gratis nga furrat vendore .
Ideja ishte marrur nga vetë të rinjët të cilët organizuan që të kërkojnë nga furrat e Bujanocit gjërat elementare të jetesës. Me këtë rast ideja e këtyre të rinjëve ishte e mirëpritur nga furrat vendore.
Pos kësaj këta të rinjë me parat e tyre që i kishin, grumbullan dhe ndihmuan refugjatët duke i dhuruar refugjatëve ujë dhe lëngje për freskim.
Muhamed Demiri, Shqipe Misimi, Erza Alishani, Lorik Aliu dhe Erleta Alishani ishin iniciatorët dhe ideatorët që ti tregojnë botës se edhe në Bujanoc ka njerëz të humanitetit.
Shpresojmë se kjo iniciativë e kësaj pesëshe vullnetare të jetë model i të tjerëve duke filluar nga institucionet fetare , biznismenët, institucionet komunale që nevojtarit duhet ti ndihmohet pa marrë parasysh gravitetin e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button