LajmeMagazinaReligjioni
Teologu nga Bujanoci në nisjen e xhamisë së re shqiptare në Zvicër
Komuniteti mysliman i shqiptarëve të qytetit Wil nisë xhamin e re! Pas një pritjeje maratonike, të premten u vu gurthemeli i xhamisë, ceremoni e cila u përmbyll me një organizim festiv para një numri të madh të mysafirëve në një nga sallat e qytetit fqinj, Wattwil.
Ndërtimi i xhamisë është një akt i tolerancës dhe akceptimit, kanë vlerësuar në fjalën e tyre përshëndetëse klerikët e kishës katolike dhe evangjeliste që merrnin pjesë bashkë me kryetaren e qytetit, Susane Hartmann.
Po ashtu edhe imami i Wilit, Bekim Alimi, vënien e gurthemeli e ka vlerësuar si rezultat të tolerancës dhe akceptimit në këtë qytet, si pjesë e jetës së përbashkët në paqe me të tjerët, është shprehur ai në fjalën përshëndetëse.
„Prej gjeneratës së tretë, në Will, ne jetojmë këtu, ne punojmë këtu dhe ne vdesim këtu“, ka thënë ai.
Më tej Halimi ka falënderuar qytetin për çiltërsi, duke premtuar luftimin e ekstremizmit dhe fanatizmit, sepse, siç ka thënë ai, kjo në rend të parë dëmton vetë myslimanët. Halimi premton se dyert e xhamisë do të jenë gjithmonë të hapura, ku lutjet e të premteve mysafirët do të mund t’i përcjellin në gjuhën gjermane, shkruan Infowilplus, transmeton albinfo.ch.
Faza e ndërtimit dhe planifikimit të këtij projekti ka zgjatur rreth gjashtë vjet, e përcjellë pjesërisht me shqetësime nga banorët vendës.
Paraqitja e kryetares së qytetit, Hartmann, është pritur nga të pranishmit me duartrokitje. Ajo ka kujtuar kohën e gjatë mes gëzimit dhe shqetësimeve që e kanë përcjellë këtë diskutim të gjerë që i ka prirë këtij vendimi të zhvilluar brenda tolerancës dhe një diskutimi të hapur, kështu si i nevojitet qytetit, ka thënë ajo.
Hartmann e ka quajtur një kusht të domosdoshëm që të gjithë në këtë xhami të ndjehen mirë dhe të jenë të mirëseardhur. Natyrisht vlen gjithashtu respektimi i rendit dhe ligjit. Toleranca e jetuar mes religjioneve ndikon pozitivisht në integrim, ka vlerësuar numri një i qytetit Will.
Vendosjen e gurthemelit e ka përshëndetur edhe kryetari i Bashkësisë Islame në Bujanoc, Sulejman Fejzullahu, i cili ishte i kënaqur me pjesëmarrje në një ngjarje të tillë.
Në këtë solemnitet kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Bashkësisë Islame nga Maqedonia, Bujanoci, Gjermania, Danimarka dhe Unioni e Imamëve me të gjitha qendrat e tyre. Në këtë mes gjithashtu me një fjalë përshëndetëse janë paraqitur edhe klerikët fetarë të kishës katolike dhe evangjeliste dhe personalitete të tjera nga jeta fetare e këtij komuniteti.