“Bakllavaja turke”, ëmbëlsira tradicionale kombëtare e Turqisë është eksportuar në 63 vende të ndryshme.
Në pesë vitet e fundit nga ky produkt Turqia ka pasur një fitim prej 17.5 milion dollarë, shkruan Anadolu Agency.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK), në periudhën 2010 – 2014. Turqia ka eksportuar ëmbëslirën kombëtare tradicionale “bakllavanë në 63 vende të botës, rreth 564 ton, e cila kap një vlerë prej 17.5 milion dollarësh.
Shuma më e madhe e bakllavasë së shitur nga Turqia në pesë vitet e fundit është importuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), e cila përkon me një sasi prej 330 ton vlerësuar në 3.5 milionë dollarë. Në vendin e dytë ishte Gjermania e cila regjistroi një import të bakllavasë nga Turqia me vlerë 1.3 milionë euro. Ndërkohë pas Gjermanisë në listën e vendeve që importuan bakllava më shumë nga Turqia jan; Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicra, Arabia Saudite, Australia, Iraku, Belgjika dhe Franca
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të bakllavasë dhe ëmbëlsirave (BAKTAD) Mehmet Jildirim, tha për AA se në Turqia çdo vit prodhon 950 ton bakllava, dhe konsumi mesatar vjetor i bakllavasë në këtë vend për frymë është 4.4 kg.
Bakllavaja e cila është me origjinë orientale pëbëhet nga peta të holla brumi ku zakonisht përmban dhjetë ose më shumë shtresa mes të cilave shtrohet një përzierje me arra, fistiqe apo edhe përbërje të tjera të kësaj natyre. E prerë në copa që janë të ngjashme me një diamant pasi ftohet paki hidhet sherbet i ngrohtë.