MagazinaShëndetësi

Udhëzohen mjekët e Preshevës për masat parandaluese për shërimin e “hemoroideve”

Zvonimir Stamenkovic para mjekëve të shtëpisë së shëndetit mbajti ligjeratën rreth problemeve shëndetsore gjegjësisht rreth hemoroideve, qëllimi i tij ishte që të gjithë të njihen me simptomat edhe pse janë të ngjajshme me sëmundjet tjera si ato të kancerit.

Gjatë këtij prezantimi morën pjesë një numër i konsiderueshëm i mjekëve, madje mjeku në fjalë prezantimin e tij e vlerëson të sukseshëm sepse gati çdo qytetarë ka problem me këtë lloj të sëmundjeve, sipas tij qëllimi nuk ka qenë që mjekët të njoftohen me simptome dhe me dhëmbjet e shkaktuara por që të bëjnë një përfundim gjithë përfshirës për të dhënë një diagnozë konkrete dhe të efektshme.
Sipas të dhënave 70% e qytetarëve në Preshevë vuajn nga hemoroide, mbase thuhet se secili është përballur me këtë sëmundje, megjithatë këshillohet që të gjithë qytetarët të konsultohen me mjekët sepse simpomet e ngjajshme të kësaj sëmundje kanë edhe sëmundjet e tjera. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button