UniKKatil ka reaguar ndaj debatit të nisur së fundi rreth Perandorisë Osmane dhe shqiptarëve. Thotë se nuk ka pushtues të mirë dhe se gjatë shekujve të sundimit turk nuk u lejua asnjë shkollë shqipe.
“Perandoria BOTHMANE gjatë 5 shekuj sundimi nuk e lejoi ASNJË shkollë në Gjuhën SHQIPE!!! E në të njëjtën kohë lejuan mbi 2300 shkolla turke, sllave dhe greke. Ata që i quajnë këto flliqsina “hero” e përqafojnë asimilimin dhe zhbërjën e etnisë Arbëneshe (Shqiptare). Nuk ka pushtues të mirë!!!”, shkruan UniKKatil në Facebook.