LajmeMagazinaReligjioni
Urimet për muajin e shenjtë të Ramazanit
Ramazani është muaji I tolerancës,mirkuptimit I lutjeve dhe muaji I paqes andaj uroj që ky muaj I shenjtë të na shërbej si shembull I kultivimit dhe forcimit te besimit tonë ndaj besimit Islam dhe gjith vlerave poztive që burojnë nga islami.
Të nderuar qytetar të besimit Islam Zoti iu bëftë të lehtë dhe të pranueshëm agjerimin.
Me respekte nga Kryetari I UDSH-së
Rahmi Zulfiu
I nderuari Myfti Limani,
Të nderuar besimtarë të besimit islam,
Jam i nderuar që në emër të Kryetarit të Komunës së Preshevës dhe në emrin tim personal, të shpreh urimet më të sinqerta për fillimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit, Juve dhe gjithë qytetarëve të besimit islam. Edhe këtë vit, ashtu si edhe për vitet në vijim, urojmë që muaji i madhërishëm i Ramazanit të gjejë familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe përplot dashuri. Në muajin e shenjtë të Ramazanit paraqet simbolin e sakrificës, devotshmërisë, bamirësisë dhe adhurimit ndaj zotit. Uroj që të gjithë të jemi të bashkuar duke u ndihmuar skamnorëve dhe nevojtarëve. Urojmë që edhe këtë vit, muaji i madhërishëm i Ramazanit të pasqyrojë në mënyrë të denjë bindjen fetare dhe sprovën për t’iu përkushtuar lartësimit shpirtëror. Në emër të Kryetarit të Komunë Komunës së Preshevës dhe në emrin tim edhe njëherë ju shpreh përgëzimet më të sinqerta.
17 qershor 2015,
Dr. Sc. Ragmi Mustafa, Kryetar i Komunës Preshevë
Bashkimi Demokratik i Luginësi Bashkimi Demokratik i Luginës
URIM me rastin e muaji të shenjtë të Ramazanit
Kam kënaqësinë që në emër tëZv.Kryetarit të Komunës Preshevës si dhe të Kryetarit të Bashkimit Demokratik të Luginës,tanëtarve të saj , t’iu uroj këtë muaj të agjërimit gjithë besimtarëve islamë, në Luginë dhe jashtë saj.
Le të jetë ky muaj i përkushtimit dhe forcimit të besimit tonë ndaj Zotit, muaji i ndihmës për të gjithë ata që kanë nevojë, pra le të tregojmë solidaritetin dhe mirëkuptimin, dashurinë dhe mëshirën, ndaj atyre që kanë varfëri e sidomos ndaj fëmijëve skamnorë dhe pa perkujdesje prindrore.
URIME!!!!
Preshevë 17.06.2015
Kryetari i BDL-së,dr.Skender Destani
Të nderuar qytetar/e, vëllezër dhe motra, nga dita e nesërme do të hyjmë në Muajin e shenjtë të Ramazanit, i cili për çdo vit rikthehet me potencialin e tij të madh, që së paku për një Muaj të NDRYSHOJMË ritmin e jetës dhe të kthehemi në atë më esenciale, dashuria ndaj njëri tjetrit dhe të solidarizohemi me të varfëritë dhe skamnorët.
Ky Muaj i shenjtë është mundësia që të i riparojmë marrëdhëniet me njëri tjetrin dhe të sjellim mirëkuptim në nivelin Individual, gjë e cila tani shndërrohet edhe në nivelin shoqërorë.
Pra, ky Muaj nuk është vetëm për të mos ngrënë dhe pirë tërë ditën, por është Muaji me potencial për të NDRYSHUAR gjithçka që në vitin e kaluar nuk ka shkuar ndoshta ashtu siç duhet.
Për këtë arsye në emrin e ALTERNATIVËS për NDRYSHIM dhe në emrin tim personal, dua të ju uroj fillimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e lutur Allahun , që të na lehtësojë agjërimin në këto ditë të nxehta të Verës, të na pranoj të gjitha lutjet dhe të na NDRYSHOJË shoqërinë tonë, në një shoqëri të zhvilluar, me mirëkuptim, tolerancë dhe plot dashuri.
Me respekt, Shqiprim Arifi
Kryetar i ALTERNATIVËS për NDRYSHIM.