Plaku 78 vjeqar Zeqir Sinani nga fshati Tupall komuna e Medvegjës dje është gjetur i varur në shtëpin e tij.
Sipas informacioneve që ka arritur të grumbullojë BujanociNet nga shqiptarët në këtë komunë, i ndjeri Sinani ditë më parë ishte njoftuar se e kishte humbur vendbanimin, gjegjësisht ishte shlyer nga regjistri, kështu duke mos iu mundësuar edhe marja e atij pak pensioni që kishte me të cilin mbahej gjallë ekonomikisht. Pas ishte njoftuar se nuk është më banor i Tupallës pas 78 viteve jetë në këtë vendbanim, iu kishte drejtuar edhe organeve policore duke kërkuar që t’ia kthejnë vendbanimin, në të kundërtën ai nuk ka rrugë tjetër vetëm ta vras vetën. Sipas dëshmitarëve okularë 78 vjeqari nga Tupalla e Medvegjës asnjëherë nuk e kishte braktisur vendlindjen e tij dhe nuk kishte arsyeje që dikush t’ia merte vendbanimin. Nuk është ky rasti i vetëm që shqiptarët shlyhen ga regjistri si banorë të vendbanimeve të komunës së Medvegjës, të tillë ka shum dhe askush nuk po ndërmerr asgjë, thon shqiptarët e Medvegjës, duke kërkuar që OSBE urgjentisht duhet ta vizotjë këtë komunë dhe të njoftohet përsëafërmi me problemin e shlyerjes së shqiptarëve nga vendbanimet e tyre shekullore. Medvegjasit gjithashtu akuzojnë edhe pushtetin lokal në largim për një gjë të tillë, sepse sipas tyre asnjëherë nuk e kanë ngritur këtë qështje në organet kompetente.