Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nga kancelarja gjermane, Angela Merkal me rastin e vizitës në Beograd më 8 korrik pret fjalë të rënda për Kosovën dhe disa tema tjera, por edhe “fjalët më të mira të mundshme për reformat serbe dhe ekonominë”.
Kryeministri serb për Tv Pink ka thënë se ky është rezultat i faktit se Serbia ka arritur që ta rikuperojë paraqitjen dhe mentalitetin e saj prej humbësit dhe këtë ta kthejë në reforma ekonomike, transmeton Indeksonline.
“Mendoj se është koha që të merremi me jetën, duhet ta respektojmë traditën dhe të kaluarën, por është koha që t’i kthehemi punës, që t’i festojmë fitoret, e jo vetëm humbjet”, ka thënë Vuçiq.