LajmeMagazina

Vulin: Emigrantët në serbi më të sigurtë se kudo në Ballkan!

Ministri për punë dhe punësim Aleksandar Vulin gjatë qëndrimit të tij në Preshevë ka thënë se është i sigurtë që azilkërkuesit në Serbi do të pranohen në mënyrë adekuate dhe do të kujdeset për ta në mënyrë shëndetsore dhe në të gjitha mënyrat tjera.
“Kjo është e vetmja pjesë e Ballanit ku askush nga azilkërkuesit nuk është abuzuar, nuk është plaçkitur, nuk është ngacmuar, pasi ne e dimë se çfarë lloji i mundimit është, pasi për fat të keq në 20 vitete e fundit në Serbi kanë ardhë më shumë se 800.000 refugjat” ka thënë Vulin.
“Ne kemi obligime ndërkombëtare dhe jemi të obliguar që të pranojmë kush do që kërkon azil dhe ne i japim vërtetimin me të cilën ata lirshëm mund të ecin nëpër territorin tonë” ka sqaruar ministri, duke shtuar se pas pranimit azilkërkuesit dërgohen në qendra private ku kalojnë kontrollimet mjeksore.
“Dihet se azilkërkuesit në Evropë hyjnë që në Greqi, pastaj nëpërmjet Maqedonisë vijnë në Serbi, ku edhe dëshirojnë të vazhdojnë tutje për në Evropën perëndimore dhe ky është problem të cilin Serbia nuk mund ta zgjidh vet, po as që mund të ndikoj” ka përfunduar Vulin.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button