Siç ka mësuar jozyrtarisht presheva.com, personi që humbi jetën është Shenur Etemi, 27 vjeçar nga fshati Rahovicë, komuna e Preshevës.
Në një zënkë që ka ndodhur në mes të një grupi shqiptarës pas një ndeje (party) në një lokal argëtimi në periferi të Linzit, ka mbetur një i vrarë dhe dy të plagosur. Krimi ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit ndërsa viktima është vrarë nga goditjet me thikë, njoftojne mediet austriake si oe24.at, krone.at etj.
Personi i vrarë, siç bën të ditur policia, është një i ri 26 vjeçar ndërsa ende nuk bëhet e ditur prejardhja e tij, transmeton albinfo.ch mediet austriake.
Dy të plagosurit, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, janë transportuar në spital.Ende nuk është e qartë nëse në konfliktin me thika kishte edhe pjesëmarrës tjerë përveç sulmuesit dhe viktimave.Personi me plagë të rënda ende nuk është në gjendje të flasë ndërsa ai i plagosur më lehtë, një 33 vjeçar tashmë është marrë në pyetje.Vazhdon të mbetet i panjohur si autori ashtu dhe motivi i vrasjes. Policia nuk përjashton mundësinë që njëri nga të plagosurit të jetë vrasësi.