LajmeMagazina

90 kandidatë të ri në provimin pranues të Fakultetit Ekonomik në Bujanoc

Në Fakultetin Ekonomikë të Suboticës, dega në Bujanoc, gjatë ditës së premte, 90 kandidatë shqiptarë, serb e romë i janë nënshtruar provimit pranues.
Nga numri i përgjithshëm, përgjysmë janë shqiptarë dhe serb, ndërsa ka edhe romë.
Prej 90 kandidatëve, 69 do të jenë në financim të buxhetit, kurse të tjerët me vet financim, i ka thënë RTB-sw, dekani Nenad Vunjak.
Studentët e ardhshëm, përveç teksteve në gjuhën serbe kishin edhe ato në gjuhën shqipe, ndërsa përbëheshin me pyetje nga drejtimi i financave, banka dhe sigurime.
Kjo është gjenerata e pestë e cila regjistrohen në këtë fakultet, derisa këtë vit do të dalë gjenerata e parë e ekonomistëve të diplomuar.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button