LajmeMagazina

Aksidenti i çuditshëm: Autobusi përplaset me tunelin, 30 të lënduar

Më shumë se 30 persona u lënduan rëndë kur një autobusi spanjoll i’u tërhoq pjesa e sipërme, ngase ishte përplasur me një tunel në veri të Francës
Autobusi 3.65 m, ishte duke udhëtuar nga Bilbao në Amsterdam, kur u përplas në një tunel në La Madeleine vetëm 2.60 metërsh.
Autobusi ishte duke bartur gjithësej 59 udhëtarë, studentë që po udhëtonin në një turne, nga të cilët 30 morën lëndime.
Në kohën kur kishte ndodhur aksidenti rreth 05:30 të mëngjesit, disa prej udhëtarëve ishin në gjumë, ndërsa aksidentin më tepër e kishin ndjerë pasagjerët të cilët ishin ulur në pjesën e prapme, shkruan DailyMail, përcjellë Klan Kosova.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button