LajmeMagazina

Alternativa për Ndryshim, takime në ambasadën e Zvicrës dhe Shqipërisë në Beograd

Struktura diplomatike e Ambasadës së Zvicrës në Beograd dhe ajo e Shqipërisë, kanë pritur në takim delegacionin nga subjekti i ri politik i sapo formuar në Preshevë, Alternativa për Ndryshim.
Gjatë këtyre dy takimeve të zhvilluara ndaras, kryetari i Alternativës, Shqiprim Arifi, ka prezantuar qëllimet dhe programin politik të këtij subjekti.
Siç thuhet në kumtesën e Alternativës për Ndryshim, lëshuar të mërkurën, diplomati zviceran Jean Daniel Ruch me mjaft interes kishte pritur takimin me delegacionin e Alternativës që përveç kryetarit të saj ishte edhe zv/kryetari dhe një anëtarë i kryesisë.
“Gjatë takimit u diskutua lidhur me shumë tema që prekin direkt gjendjen dhe problematikën që po ballafaqohen çdo ditë qytetarët e Luginës së Preshevës. Diplomati zviceran theksoi se e vlerëson iniciativën e themelimit të Alternativës dhe i sheh si faktor për bashkëpunim në të ardhmen për zgjidhjen e shumë problemeve, zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin politik të Luginës së Preshevës”.
Në një atmosfere vëllazërore të krijuar nga stafi diplomatik i Ambasadës së Shqipërisë në Beograd delegacioni i Alternativës për Ndryshim është pritur edhe në në ambientet e ambasadës shqiptare.
“Qëllimi i takimit ishte njohja dhe fillimi i bashkëpunimit në mes dy palëve. Delegacioni nga Alternativa prezantoi qëllimin e themelimit të subjektit politik dhe e njoftoi me programin dhe synimet politike të Alternativës. Gjithashtu edhe zv/ambasadori shqiptar u shpreh i kënaqur nga ky takim dhe ofroi mbështetje për nismën dhe hapat tjerë që do të ndërmerren për ta përmirësuar situatën politike dhe gjendjen e shqiptarëve që jetojnë në Serbi”, përfundon kumtesa e partisë politike, Alternativa për Ndryshim, Preshevë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button